Policia u prish lojën e “Poker-it”, 2 të arrestuar, 12 procedohen në gjendje të lirë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 15:07 | Kronikë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga pronarin e një ambienti ku organizohej loja “Poker”, 38-vjeçarin me inicialet A. N., banues në fshatin Rrilë të Lezhës dhe organizatorin, 30-vjeçarin me inicialet G. K., banues në Krujë.

Të dy ata u kapën në flagrancë teksa kishin organizuar në ambientet e një lokali, në katin e dytë të një objekti trekatësh, në pronësi të 38-vjeçarit, në fshatin Rrilë, lojën e fatit “Poker”, në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 persona të tjerë që u kapën duke luajtur në këtë lokal, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë për lojën “Poker”, letra dhe çipsa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Lezhës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos