Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në studion e “Debatit” në A2CNN, u pyet nëse drejtuesit më të lartë të grupit të Rithemelimit do të marrin përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e 14 Majit. Paloka u shpreh se ka ardhur koha që deputetët e Rithemelimit të tregojnë se janë të bindur se dinë si të rrëzojnë Edi Ramën dhe për të zgjidhja e vetme është përballja me forcë me regjimin. (A2 Televizion)