Bashkimi Evropian ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën. Sipas raportit, situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht sa i përket gjykimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes, përfshirë sulmet ndaj profesionistëve të medias. Raporti thekson se dorëheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet publike dhe ngritja e postblloqeve pasuese ndikuan negativisht në situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në rajonin verior, ku sistemi i drejtësisë dhe policia funksionojnë me kapacitet shumë të reduktuar. Mundohemi të kuptojmë, sesi interpretohet ky raport nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, me Arbër Fetahu. (A2 Televizion)