Qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë. Qëllimi është përafrimi i vlerës së tyre me tregun aktual të shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme. Unaza e Re është zona me rritjen më të madhe të çmimit të referencës me 76 për qind, ndërsa në ish-Bllok një metër katror vlerësohet në 228 mijë e 400 lekë. (A2 Televizion)