Nga qytetarët te prodhuesit, bashkë me sipërmarrësit e ndërtuesit... të gjithë kanë humbur besimin te ekonomia. Bazuar në vrojtimin e përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë në korrik, për të parën herë në tetë muaj treguesi i ndjesisë ekonomike ra në 112.4 pikë. Ky tregues është zhvlerësuar kështu me 6.5 pikë në krahasim me një muaj më parë. Për më shumë detaje flasim me ekspertin e ekonomisë, Klodian Muço. (A2 Televizion)