Dorëheqja e ministrave të BDI-së, çdo të ndodhë në seancën e 18 gushtit në Maqedoninë e Veriut?

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 13:44 | Aktualitet

Ministrat e Bashkimit Demokratik për Integrim dorëzuan dorëheqjet, siç kryetari Ali Ahmeti e kishte paralajmëruar, sipas kushtit të vendosur nga VMRO/DPMNE, për të votuar ndryshimet kushtetuese, në rast se BDI del nga qeveria. Tashmë kryeministri Dimitar Kovaçevski kërkon nga Hristjan Mickoski që të shprehë mbështetjen, në seancën e jashtëzakonshme të mes-gushtit, siç partia më e madhe opozitare ishte zotuar se do të bënte. Kështu, me daljen e BDI nga qeveria, a ka siguri se VMRO/DPMNE do të japë votën e saj, teksa orët e fundit është shprehur se nuk pranon integrim, nëse kjo vjen me kushte nga Bullgaria. A mund të jetë kjo një tërheqje e Mickoskit nga fjala e tij? Gjithsesi, Ali Ahmeti tërhiqet nga qeveria, edhe ai me kusht, që dorëheqjet hyjnë në fuqi, vetëm pasi ndryshimet kushtetuese të kalojnë në Parlament. Çfarë pritet deri në atë moment? Pyesim sot zv.kryeministrin shqiptar, nga radhët e BDI, z.Artan Grubi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos