NBA përjetoi një ndeshje jo normale të All Star Game. Kjo për faktin se kapitenët e të dyja skuadrave u dëmtuan, duke e mbyllur lojën përpara kohe.
Giannis Antetokounmpou u largua nga fusha pas vetëm një minute, ndërsa LeBron James u dorëzua pas pjesës së parë, prej një lëndimi në dorë.
Në fund, dueli spektakolar u fitua nga ekipi i Giannis, me rezultatin 184-175. Vendimtare ishte paraqitja për rekord e Jayson Tatum. Ylli i Boston realizoi 55 pikë, duke u shpallur edhe Lojtari më i Mirë i ndeshjes.
Në këtë mënyrë, në momentin e rekordit me 19 paraqitje në sfidën e më të mirëve, LeBron u thye në All Star Game për herë të parë pas pesë vjetëve. Mbreti James e mbylli ndeshjen me 13 pikë.
Më i miri në ekipin e LeBron ishte Jaylen Brown, me 35 pikë dhe 14 rikuperime në tabelë, teksa Irving dhe Embiid realizuan nga 32 pikë secili. Zhgënjyese paraqitjet e Luka Doncic dhe Nikola Jokic, që realizuan vetëm katër pikë, duke mos lënë gjurmë në natën e yjeve. (A2 Televizion)