Ambasadori i ri amerikan, një hap tjetër drejt Shqipërisë

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 18:57 | Aktualitet
Ambasadori i ri amerikan, një hap tjetër drejt Shqipërisë

Komiteti i Jashtëm i Senatit amerikan ka dhënë mbështetjen për kandidaturën e David J. Kostelancik, në postin e ambasadorit të ri në Shqipëri.

Diplomati Kostelancik është emëruar nga presidenti Biden për të zëvendësuar në detyrë Yuri Kim, me mandat të përfunduar, dhe pritet të marrë votën përfundimtare të Senatit më 1 maj.

Kostelancik ka shërbyer edhe më herët në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike. Aktualisht, ai mban detyrën e Këshilltarit për Politikën e Jashtme të Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley.

Gjithashtu, diplomati Kostelancik ka punuar dhe si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatmit të Ligjit. Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë si dhe në misionet e SHBA në OSBE dhe NATO.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024