Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka ndarë në rrjetet sociale momente nga takimi që zhvilloi me kryetaren e sapozgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Diplomatja amerikane e uroi gjyqtaren Zaçaj për detyrën e re dhe rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi në Shqipëri.
“Sot u takova me Holta Zaçaj për ta uruar atë për zgjedhjen në postin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të mbështesin reformën në drejtësi, në mënyrë që gjykatat të operojnë në mënyrë të pavarur dhe me integritet. Kjo është drejtësia që kërkojnë qytetarët dhe nevoja për të tërhequr më shumë investime, si dhe kërkesë për anëtarësimin në BE. I urojmë gjyqtares Zaçaj dhe gjyqtarëve të tjerë mençuri dhe sukses në përmbushjen e detyrës së tyre”, shkruan ambasadorja. (A2 Televizion)