Ambasadorja në ikje e BE, Hohmann: Mbështetje rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 19:38 | Politikë
Ambasadorja në ikje e BE, Hohmann: Mbështetje rrugëtimit të

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se, këtë të martë kryesoi takimin e fundit të Shefave të Misioneve të BE në Tiranë.

Ajo u shpreh ndër të tjera në reagimin e saj se ka qenë një privilegj për të, të punojë me gjithë stafin e BE për të mbështetur rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.

“Sot kryesova takimin tim të fundit të Shefave të Misioneve të BE në Tiranë. Ka qenë një privilegj për mua të punoj me të gjithë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Së bashku, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të saj janë të përkushtuara të qëndrojnë pranë Shqipërisë deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann

Kujtojmë se, Hohmann, do të largohet nga vendi ynë në përfundim të vitit të parë të punës si përfaqësuese e Brukselit në Tiranë.

A2 CNN ka mësuar se në fund të muajit korrik, ajo do të largohet nga detyra që mban aktualisht, të cilën e nisi gushtin e vitit të kaluar.

Burimet bëjnë të ditur se Christiane Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar.

https://a2news.com/2023/06/29/largohet-nga-shqiperia-ambasadorja-e-be-christiane-hohmann/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024