Procesi i Berlinit, Rama tur në Ballkan për të ardhmen e rajonit

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 11:47 | Politikë
Procesi i Berlinit, Rama tur në Ballkan për të ardhmen e rajonit

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur ballkanik në rajon në datat 6 dhe 7 korrik. Procesi i Berlinit, e ardhmja e Ballkanit dhe tensionet në veri të Kosovës do të jenë pjesë e agjendës së shefit të qeverisë shqiptare në takimet me liderët zyrtarë të Shkupit, Prishtinës, Podgoricës, Sarajevës dhe Beogradit.

Turin e nis me Maqedoninë e Veriut për t’u zhvendosur në Kosovë, ku pas disa tentativa për një takim me homologun shqiptar, Edi Rama ka marrë një përgjigje pozitive nga kryeministri Albin Kurti për një takim ballë për ballë.

Finalizimi i dialogut duke pranuar planin franko-gjerman do të jetë kërkesa e Ramës për Prishtinën zyrtare. Të njëjtën kërkesë do t’ia bëjë edhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Gjithashtu në Beograd, Rama do të duhet të bindë Vuçiçin se pse duhet te mbyllet misioni i "Open Ballkan" për ta drejtuar rajonin vetëm drejt Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë me 16 tetor.

https://a2news.com/2023/06/27/von-der-leyen-takon-ramen-be-plan-te-ri-per-rritjen-e-ballkanit-perendimor/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu