Enner Valencia nuk është vetëm lojtari më i mirë i kombëtares së Ekuadorit, të paktën deri tani, është edhe golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror, me 3 gola.
Edhe Holanda, me një mbrojtës si Van Dijk, nuk arriti ta ndalente Valencian, i cili realizoi golin ë barazimit për Ekuadorin në këtë sfidë.
Hair Zeqiri, ish-lojtar i kombëtares, e analizon në “murin magjik” golin e Enner Valencia-s ndaj Holandës. (A2 Televizion)