
“Inshallah na marrin nga këtu. Nuk kam kontakt me asnjë edhe burrin nuk e di fare se nga është”, kështu u shpreh për gazetarin e A2, Julian Kasapi, nga kampi i Al Haël-it në Siri Ruzhdie Balliu.
A2 ka udhëtuar drejt Dragostunjës në rrethin e Librazhdit, ku kanë banuar më parë dhe nga ku janë nisur drejt Sirisë, Ruzhdia me bashkëshortin Ali Balliun.
Në Dragostunje takuam vëllain e Aliu dhe kunatin e Ruzhdies. Ai tregoi për A2, si iku i vëllai dhe apelin që ka për institucionet për kthimin e tyre në shtëpi.
“Ai ka qenë shumë i dobët. Por ikjen e tij edhe ne se morëm vesh. Ne na thanë që ka shkuar për studime. Iku djali para atij. Nuk ka qenë luftëtarë, as i rrezikshëm dhe shumë fetar nuk ka qenë.
Ne nuk kemi folur, ndërsa djali me fëmijët po. Unë kam pasur kontakt me policinë, kemi pasur fjalët të mira dhe i presim”, tregon Tahir Balliu. (A2 Televizion)