Koski-juristëve të rinj: Korrupsioni është gjithandej, ju sfidoj të bëheni të guximshëm

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 19:40 | Aktualitet
Koski-juristëve të rinj: Korrupsioni është gjithandej, ju

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane, Daniel Koski, gjatë ceremonisë së diplomimit në Fakultetin Juridik në Tiranë, ju drejtua studentëve duke i sfiduar ata në punën që i pret.

“Shpresoj të jeni faktorë ndryshimi për forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Por, dijeni, se puna juaj nuk do jetë e lehtë. Korrupsioni është gjithandej dhe fshihet në vendet më pak të dyshimta. Ju bëj thirrje që të bëheni pjesë e një brezi të ri që kundërshton korrupsionin kudo që ta shihni. Dhe, ju sfidoj që të bëheni të guximshëm. Demaskojeni korrupsionin dhe nxirreni atë në dritë që ta shohin të gjithë. Kthejeni veten në mbrojtës të një sistemi etik drejtësie dhe heronj të atyre që ai u shërben.

Por Koski u tha studentëve gjithashtu se SHBA do të jetë gjithmonë pranë tyre. “Dhe dijeni që Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë me ju për sa kohë ju përkrahni një sistem gjyqësor transparent dhe etik. Mbështetja jonë për atë kauzë dhe për ata që na bashkohen në çuarjen e saj përpara, nuk do të lëkundet kurrë dhe nuk do të dobësohet asnjëherë”, tha Koski. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos