“Emërimi juaj ka detyruar Presidentin të shkelë ligjin”, Memçaj para KLP: Çështje interpretimi, jo shkelje

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 12:06 | Aktualitet
“Emërimi juaj ka detyruar Presidentin të shkelë

Kandidatja e dytë në garë për Prokuror të Përgjithshëm, Fatjona Memçaj, doli në seancë dëgjimore para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Fillimisht, Memçaj bëri një prezantim të eksperiencës së saj gjatë këtyre viteve në sistemin e drejtësisë: “Kam qenë një nga prokurorët e parë të Task Forcës shqiptare për pastrimin e parave, kam drejtuar Drejtorinë Ligjore në Presidencë, duke bërë akte ligjore që shërbejnë edhe sot. Kam punuar si drejtoreshë kabineti në Prokurotinë e Përgjithshme dhe si prokurore në Prokurorinë e Apelit”.

Kur iu vu në dukje se emërimi i saj kishte detyruar Prokurorinë e Përgjithshme dhe Presidentin që të shkelë ligjin duke e emëruar, pasi Memçaj nuk i plotësonte 7 vitet për t’u bërë prokurore, kandidatja tha: “Është çështje interpretimi të ligjit, jo shkelje të tij. Kam marrë 5 vota nga 6 vota dhe Presidenti i Republikës ka dëgjuar çka është diskutuar në Këshill dhe ka lëshuar një dekret”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos