
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, prurjeve tej normales të lumit Kalasë dhe amortizimit ndër vite, Ura e Vanës në Delvinë ka qenë e dëmtuar dhe e paaksesueshme nga banorët e zonës dhe jo vetëm.
Në mungesë të një projekti konkret për rehabilitimin e saj, Prefekti i Qarkut Vlorë në bashkëpunim me kryetaren e bashkinë së Delvinës morën masa urgjente për të bërë të mundur rehabilitimin e kësaj ure.
Forcat xheniere, pavarësisht kushteve të këqija atmosferike, në harkun kohor të 6 ditëve kanë qenë në terren duke punuar për betonizimin e këmbës së urës, për realizimin e të cilës kanë kontribuar dy biznese të zonës.
Puna vijon në terren me montimin e urës, e cila shumë shpejt do të jetë e aksesueshme nga të gjithë banorët. (A2 Televizion)