Skadimi i kartave të identitetit, Lleshaj: Nxitoni të aplikoni, shmangni stresin e dhjetorit

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 17:13 | Aktualitet
Skadimi i kartave të identitetit, Lleshaj: Nxitoni të aplikoni,

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u ka bërë thirrje edhe njëherë tjetër qytetarëve të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta që skadojnë në fund të vitit.

“2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi.

Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.

Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të NXITOJNË për të aplikuar në zyrat përkatëse”, shkruan Lleshaj në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos