
Menjëherë pas njoftimit të Presidencës për dekretimin e Marsida Xhaferllarit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, A2 ka marrë një reagim nga Arta Vorpsi, e cila dy ditë më parë u urua nga deputetët në Kuvend për marrjen e këtij posti,
“Sapo e mora vesh nga ju për dekretin e Presidentit. Nuk kam koment”, tha Vorpsi. E pyetur nga A2 nëse ndjehej gjyqtare e Kushtetueses, ajo u përgjigj: “Unë e ndjej veten anëtare të Gjykatës Kushtetuese që ditën që Presidentit i skadoi afati. Nuk do e ndjek këtë çështje. i takon institucioneve ta zgjidhin”.
Pas këtij veprimi të Presidentit, për të njëjtin vend në Gjykatën kryesore në vend, ka dy “anëtare”. (A2 Televizion)