Avioni del nga pista dhe shpërthen në mes të detit, vdes piloti, shpëtojnë pasagjerët

Nga A2 CNN
10 Janar 2025, 09:28 | Kapur në kamera

Avioni del nga pista dhe shpërthen në mes të detit, vdes piloti,

Një pilot humbi jetën dhe katër pasagjerë mbijetuan pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në Brazil mëngjesin e së enjtes.

Pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë një avion Cessna 545 teksa ulej në tokë kur papritmas kapërceu pistën me shi në aeroportin Ubatuba, dhe përfundoi duke shpërthyer në breg të detit.

Mireylle Fries, burri i saj, Bruno Almeida Souza, dhe djali dhe vajza e vogël e çiftit, u dërguan në spitalin Santa Casa de Ubatuba dhe janë në gjendje të qëndrueshme, tha kapiteni i Departamentit të Zjarrfikësve të Ubatuba, Karoline Magalhães.

Autoritetet në Ubatuba dhe Departamenti i Sigurisë Publike në Sao Paulo konfirmojnë gjithashtu se një person që ishte në plazh u plagos.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos