Filmohet krijesa e thellësive, sulmon kamerën

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 12:49 | Kapur në kamera

Pamje të rralla janë publikuar nga Agjencia e Lajmeve Reuters që tregojnë një kallamar gjigant, teksa sulmon kamerën që po e filmonte. Pamjet janë regjistruar nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Australisë Perëndimore dhe Kelpie Geosciences.

Kallamari shihet teksa “përqafon” kamerën, të cilën e kishte ngatërruar me prenë e tij. Pamjet janë filmuar më 8 maj, në Oqeanin Paqësor, në një zonë të quajtur Kalimi Samoan.

Kallamari vlerësohet të ishte 75 centimetra i gjatë dhe është pikasur në thellësinë 1000 metra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos