Ky është momenti kur një avion i vogël u detyrua të ulej pa rrota në pistë, pasi sistemi i zbritjes u prish gjatë fluturimit për një problem mekanik. Ngjarja ndodhi të hënën në aeroportin e Newcastle në Australi. Fatmirësisht, piloti dhe dy pasagjerët shpëtuan pa lëndime. Avioni u ul vetëm pasi iu mbarua karburanti, pasi piloti fluturoi për disa orë rreth pistës për të shmangur sa më shumë mundësinë e zjarrit në bord. (A2 Televizion)