Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Video që shokoi Turqinë, 19-vjeçari qëllon me tre plumba pas shpine taksistin

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2024, 09:07 | Kapur në kamera
Video që shokoi Turqinë, 19-vjeçari qëllon me tre plumba

Video e filmuar brenda një taksie, që tregon një 19-vjeçar, i cili qëllon me gjakftohtësi tre herë pas shpine shoferin e mjetit, ka shokuar Turqinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 janarit në Izmir, kur 44-vjeçari Oguz Erge ka marrë në taksinë e tij 19-vjeçarin. I riu në fund të udhëtimit e pyet se "sa kushton rruga" dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai nxjerr pistoletën dhe e qëllon tre herë.

Para se të largohet ai bën sikur kërkon para në xhep dhe i thotë me sarkazëm '221 lira vëlla'. Më pas në video, 19-vjeçari shihet duke u ulur në sediljen e pasagjerit, duke kërkuar para në taksi dhe duke i thënë 44-vjeçarit se "nuk duhet t'i besojë të gjithëve".

Ministri turk i Shëndetësisë njoftoi se taksisti 44-vjeçar u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë. Pasi u njoftua policia, oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe përfundimisht gjetën 19-vjeçarin.

Siç rezultoi nga hetimet e policisë, 44-vjeçari, kur është ndalur për të marrë 19-vjeçaren, është dukur i shqetësuar nga fakti se i riu ka qenë i maskuar.

Jam i sëmurë, prandaj e mbaj veshur”, ka thënë i riu.

Taksisti i ka thënë: “Askush nuk do t'ju marrë në taksi nëse mbani maskë. Por a duhet t'i lëmë njerëzit në rrugë në një mot të tillë? Është acar."

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani