Digjet qendra tregtare në Beograd, ngrihen helikopterët për të shuar flakët

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 14:16 | Kapur në kamera

Një zjarr i madh shkrumboi një qendër tregtare në Beograd duke detyruar autoritetet serbe të dërgonin tre helikopterë për të shuar flakët. Nga zjarri nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar.

Një pjesë e mirë e kryeqytetit serb u përfshi nga tymi. Në operacion u përfshinë 76 zjarrfikës dhe 25 mjete.

Autoritetet paralajmëruan njerëzit të qëndronin larg zonës, për të shmangur intoksikimin.

A2 CNN Livestream

A2 Sport