Momenti dramatik kur avioni merr flakë në ajër

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 08:53 | Kapur në kamera

Një grua që kishte dalë për shëtitje, filmoi pamjet dramatike të një avioni që nxirrte flakë në fluturim. CNN raporton se bëhet fjalë për një avion mallrash që ishte nisur nga aeroporti i Majamit të enjten, më 18 janar.

Sipas të dhënave të fluturimit, avioni kishte 14 minuta që ishte ngritur dhe pas vetëm 3 minutash në ajër kishte marrë flakë për shkak të problemeve në motor. Kompania që ka në pronësi avionin deklaroi se piloti kishte arritur të kthehej në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit dhe të ulej në mënyrë të sigurt.

A2 CNN Livestream

A2 Business