Mbeti i bllokuar mbi çati për shkak të përmbytjeve në Brazil, shikoni si ushtria shpëton kalin “e vetmuar”

Nga A2 CNN
11 Maj 2024, 13:26 | Kapur në kamera

Një kalë mbeti i bllokuar për disa ditë mbi çatinë e një shtëpie të mbuluar nga uji për shkak të përmbytjeve që përfshinë zonën e Rio Grande do Sul në Brazil. Por një grup prej mbi 20 pjesëtarësh të ushtrisë braziliane ndërmorën një operacion të guximshëm për ta shpëtuar. Nga përmbytjet raportohet se 90 persona kanë humbur jetën dhe 131 të tjerë janë të zhdukur.

Shikoni pamjet pa koment. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos