640 vite dedikuar verës, Antinori: Ju sjell në “ABA 21” një histori dashurie e përkushtimi

Nga Luela Myftari
2 Mars 2024, 12:42 | Lifestyle

Ishte viti 1385 kur Giovannidi Piero Antinori u bë pjesë e artit të Vinattierit në Firence. Sot, gati 640 vite më vonë, familja Antinori vijon të sjellë cilësinë më të mirë të verës në tavolinat e gjithë botës.

Magjia e verës, me etiketën e nënshkruar nga Lodovico Antinori, ka mbërritur edhe në Tiranë. Në një event plot elegancë, në "ABA 21", në panoramën që mund të ofrojë vetëm ky vend në “Aba Business Center”, në një gotë vere është prezantuar më shumë se 600 vite dashuri dhe përkushtim ndaj verës, nga toka ku janë vreshtat e prodhimit e deri tek inovacioni që mban gjallë përmes shijes pasionin e 27 brezave, që jetën ia kanë përkushtuar verës.

640 vite dedikuar verës, Antinori: Ju sjell në “ABA 21”
Aba Business Center

Në Tiranë, bashkë me magjinë e verës, ka mbërritur edhe markezi Lodovico Antinori, i cili rrëfen pasionin, biznesin, respektin për traditën, por edhe për territorin.

A2 CNN: Faleminderit për këtë bisedë dhe mirëserdhët në Shqipëri. Kur familja juaj nisi të prodhonte verë 6 shekuj më parë, nuk di nëse kanë menduar se kjo dashuri për të do të zgjaste 26 a 27 breza. Si është përcjellë pasioni për verën te ju?

Lodovico Antinori: Epo dihet që unë kam lindur dhe jam rritur në një familje që ishte prodhuese e verës. Mirëpo nuk ishte thjesht prodhimi verës. Ajo që bënin prej shekujsh anëtarët e familjes sime ndihej në ambient, në ajër e në kulturën e të jetuarit. Kur isha në të 20-tat, 22 vjeç shkova në Amerikë, kanë qenë vitet ’60. E aty fitova eksperiencën e parë për të tregtuar verërat italiane, që në fakt nuk ishin aq të vlerësuara aty. Aty jam tronditur dhe kam mbledhur forcat që të tregoja se vera italiane nuk mund të trajtohej ashtu. Mora makinën dhe për një vit i kam rënë Amerikës rreth e qark për të kuptuar çfarë zgjidhnin distributorët. Vera franceze pushtonte tregun. Isha i ri dhe i frustruar në fillim. Nuk mund ta besoja që vera italiane nuk gëzonte respektin që i duhet. Më vonë, në vitet ’70, vendosa të largohesha nga ky realitet, kështu që u mora për gati 10 vite me kinema e art. Nuk desha ta besoja historinë e verës italiane në Amerikë. Në vitet ’80 pastaj iu ktheva prapë dashurisë për verën. Hapa një biznes timin dhe vendosa që do të hakmerrem për ndjesinë që kisha përjetuar. Hapja e biznesit ishte si një forma hakmarrjeje për verën franceze. Nga ajo ditë nuk reshta kurrë së punuari për një verë të mirë.

A2 CNN: Nami i markave tuaja ka mbërritur këtu shumë kohë më përpara? Çfarë prini nga ky event, në "ABA 21", ku trokiten gotat me verën Lodovico?

Lodovico Antinori: Nga ky event pres vetëm të prezantoj si duhet verën time. Kemi zgjedhur që eventi të mbahet në një vend serioz e me një elegancë që karakterizon njerëzit që kanë mundësi ekonomike për të shijuar verë të tillë. Rëndësi ka për mua që të pranishmit të jenë njerëz që i bashkon pasioni për verën, për të mirën dhe të bukurën.

640 vite dedikuar verës, Antinori: Ju sjell në “ABA 21”
Lodovico Antinori

Shija fantastike e verës së Lodovico Antinorit në Tiranë erdhi nga Toskana dhe magjia e tokave të saj, drejt "ABA 21", një vend plot elegancë, shumë afër qendrës së një metropoli që dëshiron të ofrojë përmes klasit dhe qetësisë më të mirën për ata që duan ta jetojnë jetën bukur! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos