Doni të guxoni pak? Ju prezantojmë me xhaketat më të bukura “bomber” të këtij sezoni

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 14:05 | Lifestyle

Ka ardhur dimri dhe temperaturat po bie me shpejtësi. Sidomos natën nuk dalim nga shtëpia pa një xhup. Ky i fundit luan një rol shumë të rëndësishëm për t’i dhënë një pamje krejtësisht tjetër veshjes sonë. Këtë sezon me tendencën e madhe drejt veshjeve të përdorura dhe vintage, xhaketa bomber doli në pah më e fortë se kurrë.

Jo, nuk është vetëm xhaketa e shkollës që keni parë në filmat amerikanë për adoleshentë. Xhaketa bomber ka evoluar dhe është dashur nga të gjitha moshat dhe stilet. Mund ta vishni me pantallona të gjera dhe xhinse, deri tek fustanet dhe fundet.

Ju zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë dhe e vishni pa frikë me çfarëdo që t’ju pëlqejë.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos