E përgatitur në vitin 1947, torta mbretërore shitet për 2800 dollarë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2024, 12:15 | Lifestyle

E përgatitur në vitin 1947, torta mbretërore shitet për 2800

Një copë “shumë e rrallë” e tortës së dasmës së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, e ruajtur për 77 vite, u shit këtë javë për 2200 £ (2800 $) nga shtëpia e ankandeve Reeman Dansie.

Kjo copë torte, e cila tani nuk mund të konsumohet, ka mbijetuar për gati tetë dekada që nga dita e dasmës më 20 nëntor 1947. Ajo është ende e paketuar me kujdes në një kuti të vogël, me stemën argjendi të Elizabethës si princeshë, dhe një napë të zbukuruar brenda saj.

Copa e tortës iu dërgua nga familja mbretërore Marion Polson-it, kujdestares kryesore të kështjellës Holyrood House në Edinburg, rezidenca qendrore e monarkëve anglezë në Skoci. Së bashku me tortën, Polson mori një letër nga Elizabetha, ku ajo e falënderonte për dhuratën e dasmës.

E përgatitur në vitin 1947, torta mbretërore shitet për 2800

Torta e dasmës së Elizabethës dhe Philipit ishte një krijim madhështor, me lartësi prej 2.7 metrash dhe peshë prej 250 kg. Ajo ishte dekoruar me stemat e të dy familjeve dhe figura prej sheqeri që përfaqësonin aktivitetet e tyre të preferuara. Nga kjo tortë janë nxjerrë 2000 copë për të ftuarit, me qindra të tjera që u dërguan për bamirësi dhe një kat u ruajt për pagëzimin e Princit Charles.

Disa prej këtyre copave kanë mbijetuar ndër vite dhe janë shitur në ankande, si njëra që u shit në vitin 2013 për 1750 paund. Po ashtu, një copë e tortës së dasmës së Princit Charles dhe Princeshës Diana, e ruajtur për 40 vite, u shit për 1850 paund, në ankand, në vitin 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos