Vetëm 3 orë larg nga Tirana, mund të gjeni resortin më të ri dhe më të rehatshëm për të pushuar, një destinacion jo vetëm dimëror, por edhe veror.
"Kolašin Valleys", resorti malor i ndërtuar në veri të Malit të Zi në lartësitë 1450 dhe 1600 metra, 40 minuta larg nga aeroporti i Podgoricës, ju mirëpret në dy fshatra skijimi, hotele të shumta dhe një sërë vilash dhe shtëpish luksoze, të gjitha të vendosura në rrethinat piktoreske alpine të malit Bjelasica.
Në prezantimin e resortit në aktivitetin e zhvilluar ne Tiranë nën praninë e sipërmarrësve, por dhe interesit të agjencive turistike, përfaqësuesi i kompanisë “Kolašin Valleys”, Marko Gvozdenovic, dha informacione më të detajuara rreth projektit.
“Kolašin Valleys” është një projekt në malin Bjelasica. Është 3 orë larg nga Tirana. Projekti është i kompozuar në 2 fshatra, “1450 Nest dhe K16 Peak”. Të dyja fshatrat kanë akses në pistën e skive dhe në total ne po zhvillojmë 16 hotele, 7 ndërtesa apartamentesh dhe 73 shtëpi malore pushimi”, tha Gvozdenovic.
Një vendpushim i jashtëzakonshëm malor në rajon, tërheq vizitorët me oferta dhe shërbime të ndryshme mikpritjeje. Pushuesit kanë kënaqësinë të provojnë restorantet luksoze, të çlodhen në barin e aperitivëve, por dhe të pushojnë në qendrën SPA.
Projekti i “Kolašin Valleys” i nënshkruar nga Ecosign, studioja e njohur kanadeze e planifikimit të resorteve të skive, nuk është një vend jo vetëm për të pushuar, por dhe për të investuar. “Kolašin Valleys” ofron mundësi për të gjithë sipërmarrësit me programet e vlefshme të qiradhënies.
“Në këtë moment çmimet tona janë 6-10 mijë euro për metër katrorë. Dhe nga 502 dhoma që ne kemi ndërtuar, kemi shitur 360 të tilla. Jemi krenarë të themi se kemi pronarë nga 29 shtete të ndryshme”, theksoi ai.
Sezoni dimëror 2023-2024 shënoi dhe debutimin e hotelit inagurues të projektit, “Swissotel Resort Kolašin”.
“Këtë vit kemi hapur Swissotel me 116 apartamente i cili operon më së miri dhe tashmë ne kemi mirëpritur vizitorët e parë. Hotelet tona janë para pistës së skive ku vizitorët tanë pas mëngjesit kanë mundësinë të shkojnë në dhomën e skive, që i dërgon direkte në pistë”.
Për vitin tjetër, do hapemi në “1450 nest” me 116 apartamente. Gjithashtu, do të ketë dhe një garazh publik me 1 mijë vende parkimi. Ndërsa në “K16 PEAK” ne po hapim 86 dhoma dhe një restorant japonez.
Menaxheri i shitjeve dhe rezervimeve pranë “Swissotel Resort Kolasin” rendit edhe përshtypjet e para të turistëve.
“Përshtypjet e para të vizitorëve janë mbresëlënëse, të cilët patën mundësi të merrnin të gjitha shërbimet e ofruara nga hoteli ynë. Ne po përpiqemi të tregojmë kualitetin më të mirë në nivelet më të larta”, deklaroi Djordjije Pasic, Menaxher i Shitjeve dhe Rezervimeve.
Çiklizëm, shëtitje, kamping, rafting, eksplorime botanike dhe shumë atraksione të tjera të disponueshme në rrethinat e Luginave të Kolashinit e bëjnë këtë vend jo vetëm një destinacion dimëror, por edhe veror.
“Kolašin Valleys” është një vendpushim malor gjatë gjithë vitit. Është njëlloj tërheqës si në dimër dhe në verë. Për dimrin jemi krenarë për natyrën tërheqëse, por dhe në verë gjithashtu. Temperatura nuk shkon përtej 20 gradë celsius. Është një vend interesant ku njerëzit mund të shijojnë natyrën dhe të bëhen pjesë e një sërë sportesh si xhirove të biçikletave, kalërimit etj.”
Hapja e ardhshme e hoteleve brenda këtij viti dhe gjatë pesë viteve të ardhshme, së bashku me zgjerimin e pistave të skive, janë komponentë integrale të një strategjie ambicioze që synon përmirësimin e zonës, duke e shndërruar atë në qendrën kryesore të skive dhe maleve brenda rajonit dhe më gjerë.
“Çdo vit ne do të vendosim 200 njësi akomodimi në shitje dhe plani jonë është të mbarojmë të dyja fshatrat në 2030. Ku do të kemi më shumë se 2 mijë dhoma dhe 73 shtëpi malore pushimi dhe 140 km pistat e skive.”
Kemi plot qytetarë shqiptarë që vizitojnë Malin e Zi dhe veçanërisht malin Bjelasica. Ne jemi pritur shumë mirë në Shqipëri dhe gjithashtu jemi të gatshëm të mirëpresim njëlloj edhe shqiptarët atje.
Resorti rezidencial “Kolašin Valleys” mirëpret vizitorë nga rajoni, Europa, por dhe gjithë bota. (A2 Televizion)