Pse shtypi britanik nuk i publikoi fotot e Kate Middleton pas operacionit?

Nga A2 CNN
7 Mars 2024, 17:54 | Lifestyle

Pse shtypi britanik nuk i publikoi fotot e Kate Middleton pas operacionit?

Të gjithë keni parë fotot e Kate Middleton pas daljes nga spitali, mirëpo ndoshta nuk e keni vënë re një fakt. Asnjë nga ato foto, ku Dukesha duket e ënjtur në fytyrë teksa po rikuperohet nga operacioni, nuk janë publikuar nga mediat britanike. Të gjitha mediat me bazë në Mbretërinë e Bashkuar vendosën që të mos i publikojnë ato pamje për një arsye shumë të fortë.

“Ka foto paparacësh të Princeshës së Uellsit. Ne nuk po i publikojmë për respekt për privatësinë e saj, teksa ajo shërohet nga operacioni që ka kryer. Me sa di unë, asnjë  gazetë tjetër britanike nuk i ka publikuar fotografitë. Pallati mbretëror gjithashtu ka apeluar që Kate të shërohet privatisht – diçka që shtypi britanik e ka respektuar”, ka thënë redaktori mbretëror i ITV, Chris Ship.

Kate Middleton ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk janë dhënë më shumë detaje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu