Chiara Ferragni dhe Fedez po kalojnë një moment të vështirë, ku një fije mjaft e hollë i ndan nga ndarja. Këtë e ka pranuar vetë blogerja duke hequr çdo dyshim se lajmet për divorcin e mundshëm nuk janë një strategji.
“Momenti i largimit mes meje dhe Federikos është real. Gjithmonë mendohet se jam strateg, që unë dhe burri im po e bëjmë këtë për vëmendje, por nuk është kështu, fatkeqësisht nuk është strategji. Do të doja të ishte”, tha bukuroshja.
Ajo u ndal të fliste edhe për skandalin e reklamës së saj në Instagram, ku paratë nga panetonet me logon e saj nuk shkuan për një spital fëmijësh të sëmurë.
“Ishin dy muaj e gjysmë të vështirë në të cilët u gjenda në qendër të një vale urrejtjeje. Asgjë nuk ju përgatit për dhunën e sulmeve të caktuara. Kur të gjithë janë aty duke të brohoritur, ndihesh i pamposhtur. Kur të sulmojnë, ndihesh i rrethuar”, përfundoi Chiara. (A2 Televizion)