Zbulohet në Kretë thesari me monedha ari që i përkasin Aleksandrit të Madh

Nga A2 CNN
3 Mars 2024, 09:03 | Lifestyle
Zbulohet në Kretë thesari me monedha ari që i përkasin
Monedhat e Aleksandrit III të Maqedonisë. Edhe pas vdekjes së tij u prenë monedha me figurën e mbretit.

Një zbulim i rëndësishëm është bërë së fundmi në pjesën e vjetër të qytetit të Chania, në kodrën Kastel në Kretë. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë një grumbull monedhash, 11 prej tyre ari, që mendohet se mund t’i përkisnin një mercenari në shërbim të një prej pasardhësve të Aleksandrit të Madh. Elementi më interesant ishte zbulimi i "Staterëve të artë", monedha ari, secila me vlerë rreth një muaj pagese të një mercenari.

Bashkë me monedhat e arit u gjetën edhe të tjera, duke filluar nga një monedhë nga Kirenia, 15 nga Olimpia dhe një monedhë e vogël vendase, por jo më pak e rëndësishme nga pikëpamja arkeologjike. Meqenëse monedhat ishin vendosur të gjitha së bashku, sipas studiuesve, personi që i posedonte ishte pronari i një thesari të vogël.

Zbulohet në Kretë thesari me monedha ari që i përkasin
Monedhat në vendin e gërmimit pranë kodrës Kastel në ishullin e Kretës.

Hipoteza flet për mundësinë që thesari t'i përkiste një mercenari në shërbim të njërës prej mbretërive që pasuan atë të Aleksandrit të Madh, përkatësisht dinastisë Ptolemeike (dinastia helenistike që sundoi mbretërinë e Egjiptit nga viti 305 p.e.s. 30 p.e.s.) ose Seleucidët (dinastia helenistike që mbretëroi në pjesën lindore të dominimeve të Aleksandrit të Madh pas vdekjes së tij). “37 monedhat u gjetën brenda një vazoje të vogël balte dhe ato me vlerë më të vogël ishin vendosur sipër atyre të arit, me qëllim për t’i  fshehur”, shpjegon Maria Andreadak Vlazaki, drejtoreshë e gërmimeve në kodrën Kastel. 

Një tjetër hipotezë interesante e lindur nga zbulimi i thesarit ka të bëjë me fundin e mundshëm të atij ushtari. Sipas disave, ai mund të ketë humbur jetën gjatë një operacioni për të mbrojtur atdheun e tij në Azi. Nga kjo mund të nxirret përfundimi se njerëz si ky ushtar kishin aftësi të mëdha për të lëvizur nga një vend në tjetrin për të luftuar nën drejtues të ndryshëm, ndoshta duke zgjedhur se kush paguante më shumë. Thesari në fjalë do të shërbejë për të kuptuar më mirë nëse kjo hipotezë është e vlefshme. Zbulimi i njoftuar nga Ministria e Kulturës greke është i rëndësishëm jo vetëm për sasinë e materialit të gjetur, por edhe për vlerën e tij kulturore. Nga ky hulumtim mund të mbledhim detaje të rëndësishme për jetën e mercenarëve të asaj të shkuare të largët. monedhat datojnë në një periudhë midis 300 dhe 270 para Krishtit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli