Përveçse ngjyra e stinës, e kuqja e zjarrtë mbetet zgjedhja më joshëse për festat e fundvitit pasi gjallëria dhe dinamizmi i saj e vendosin në krye të listës së ngjyrave më festive. Këtë vit, pasarelat ishin të “mbytura” nga ngjyra e kuqë në të gjithë nuancat e saj dhe nuk mund të mos përqafohej nga të gjithë përgjatë këtij sezoni.
Kostumet, fustanet, fundet dhe palltot krijojnë një gamë të gjerë opsionesh. Nëse nuk ndiheni gati për veshur një veshje e gjitha me të kuqe, një çantë, një palë taka apo geta në nuancat e kuqe është një zgjedhje ideale.
Ne do ju sjellim disa ide, që mund t’i vishni pse jo për festat e fundvitit.
(A2 Televizion)