Kinemaja në zi, shuhet aktori i famshëm

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 07:38 | Showbiz

Kinemaja në zi, shuhet aktori i famshëm

Ka vdekur në Miami në moshën 88-vjeçare aktori fitues i Oskarit, Donald Sutherland, pas një sëmundjeje të gjatë. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e njoftoi djali i tij Kiefer Sutherland i cili shkroi në rrjetet sociale.

“Me zemër të rënduar ju them se babai im Donald Sutherland ka ndërruar jetë. Unë personalisht mendoj se është një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e filmit. Asnjëherë nuk u tremb nga një rol, i mirë, i keq apo i shëmtuar. Ai e donte atë që bënte dhe bënte atë që donte, dhe askush nuk mund të kërkojë më shumë se kaq. Një jetë e jetuar mirë."

Gjiganti i kinemasë dhe teatrit, i martuar tri herë dhe babai i aktorëve Rossif dhe Kiefer Sutherland, ai pati një karrierë që përfshin më shumë se gjysmë shekulli. Gjashtëdhjetë vjet me pjesëmarrje në më shumë se 180 filma, shpesh në rolin kryesor.

Ai ka punuar me regjisorët më të rëndësishëm amerikanë, kanadezë, anglezë dhe italianë. Ai ishte gjithashtu një nga bartësit e pishtarit olimpik në përurimin e Lojërave Dimërore të Vankuverit 2010, në shtator 2017, atij iu dha çmimi i Akademisë për Arritje të Përjetshme.

I lindur në Saint John, por i rritur në Halifax, nga një familje me origjinë skoceze. I lindur në Neë Brunswick, Kanada, Sutherland filloi si reporter lajmesh në radio përpara se të udhëtonte në Londër në 1957 për të studiuar në Akademinë e Muzikës dhe Artit Dramatik në Londër.

Ai bëri debutimin e tij në ekranin e madh në vitin 1964 në filmin italian 'Kështjella e të vdekurve' Në vitin 1968 ai mori pjesë në 'The Dirty' Dozen' nga Robert Aldrich, por suksesi erdhi në vitin 1970 në filmin 'M*A*S*H' të Robert Altman. Në vitet shtatëdhjetë ai do të shfaqet në shumë filma.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani