Bashkëthemeluesi i Apple dërgohet me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 18:28 | Teknologji

Bashkëthemeluesi i Apple dërgohet me urgjencë në spital

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak është dërguar me urgjencë në një spital në Meksikë, ku po merrte pjesë në Forumin Botëror të Biznesit në Mexico City.

73 vjeçari është ndjerë keq dhe më pas i ra të fikët, ndërkohë që ende nuk jepen detaje se cili është shkaku.

I njohur në botën e teknologjisë si Woz,  Steve Wozniak është një veteran i Silicon Valley i cili bashkëthemeloi Apple me Steve Jobs në 1976 dhe shpiku kompjuterin e parë Apple.

Pionieri i informatikës nënshkroi një letër në mars së bashku me Elon Musk duke bërë thirrje për një pauzë në zhvillimin e modeleve më të fuqishme të inteligjencës artificiale.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi