Ju prezantojmë me "Ferrari GTO 1962", makina e dytë më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 14:41 | Teknologji

Një automjet Ferrari FTO e vitit 1962, ngjyrë e purpurt, ishte ylli i ankandit të djeshëm të Sotheby’s në Nju Jork, ku ndër të tjera dolën në ankand pikturat e Monet, Picasso dhe Chagall.

Ferrari, i cili është një model sportiv GTO në gjendje të përsosur, u shit për 51.7 milionë dollarë (48.3 milionë euro), duke arritur dy gjëra, së pari, u bë automjeti më i shtrenjtë i Ferrarit dhe i dyti më i shtrenjtë në histori i shitur në ankand.

Më i shtrenjti është një Mercedes-Benz, vlera e të cilit arriti në 135 milionë euro vitin e kaluar.

Sotheby ‘s mblodhi më shumë se 400 milionë javën e kaluar me koleksionin Emily Fisher Landau, koleksioni më fitimprurës i mbledhur nga një koleksioniste femër, e cili paraqiste Picasso-n e dytë më të shtrenjtë, Femme a la montre, e cila arriti në 139 milionë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni