Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Ariu gjigant hyn në një shtëpi dhe ha bërxollat e derrit, “harron” daljen

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 08:39 | Lifestyle
Ariu gjigant hyn në një shtëpi dhe ha bërxollat e derrit,

Arinjtë nuk shquhen për kafshë shumë të zgjuara. Por, një prej tyre në Steamboat Springs të Kolorados ishte mjaft i zgjuar saqë u fut brenda një shtëpie për të "vjedhur" bërxollat e derrit, por harroi se si të dilte.

Në videon e publikuar nga mediat amerikane, ariu pasi konsumoi mishin që ishte pjekur nga i zoti i shtëpisë, është varur nga dritarja e katit të sipërm në tentativë për të dalë prej aty.

Për fat të mirë, banorët nuk ishin në shtëpi në momentin që ariu hyri brenda, ndërsa fqinjët thirrën të alarmuar policinë.

https://youtu.be/E1XSjyrOy60

Pasi u përpoq të dilte nga një dritare në katin e sipërm, por nuk donte të kërcente, ai përfundimisht u fut përsëri brenda dhe u kthye në dritaren origjinale nga e cila hyri dhe arriti të dilte.

Pronari i shtëpisë Ryan MacFarlane tha se ishte në punë kur mësoi se një ari ishte ngjitur në shtëpinë e tij nga një dritare në katin e parë.

"Ai futi thonjtë e tij atje dhe sapo hapi atë dritare dhe hyri brenda, u kënaq duke ngrënë bërxollat e mia të derrit që kisha për darkë atë natë dhe mori disa ushqime nga qilari", tha pronari i shtëpisë për FOX31.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi