Armando Broja i rikthehet stërvitjes pas 3 muajsh

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 12:03 | Futboll
Armando Broja i rikthehet stërvitjes pas 3 muajsh

Një nga mungesat e rëndësishme për teknikun Silvinjo ishte dhe Armando Broja i cili së fundmi është rikthyer të stërvitet me Chelsea, pas 3 muajsh jashtë fushës së blertë.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit që anë të një postimi tregoi futbollistin shqiptar që po stërvitet i diferencuar dhe me ushtrime të lehta fizike.

21-vjeçari pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë në një miqësore ndaj Aston Vilës, në muajin dhjetor, për të cilin u tha se mund të mbyllte përpara kohe dhe sezonin, por nuk rezultoi kështu.

Me pamjet e publikuara nga londinezët, Broja duket në formë dhe gati për t'u rikthyer në dispozicion të teknikut Potter, më shpejt nga se ishte menduar.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos