Autostrada që lidh serbët me shqiptarët, Vuçiç inauguron kilometrat e para të rrugës për në Durrës

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 14:49 | Ballkani
Autostrada që lidh serbët me shqiptarët, Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inauguroi kilometrat e para të autostradës së paqes që pritet të kalojë nga Nishi për në Merdarë, Prishtinë, Tiranë dhe Durrës.

“Jam krenar që kjo autostradë do të na lidhë me shqiptarët”, u shpreh ai duke theksuar se tregtia mes Serbisë dhe Shqipërisë është rritur me 35 për qind në vitet e fundit.

Vuçiç shtoi se ky aks rrugor, të cilin e konsideroi si shtylla kurrizore e Ballkanit Perëndimor, do të jetë një ndër autostradat më të ngarkuara në 20 vitet e ardhshme. Në të njëjtin mendim ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Beograd, Emanuel Zhiufre (Emanuele Giaufret).

“Kjo rrugë do të lidhë jugun e Serbisë me rrjetin e Ballkanit Perëndimor dhe do të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, nga Nishi përmes Prishtinës në Tiranë dhe më gjerë”, theksoi ai.

Presidenti serb shtoi se vendi i tij mund të humbasë shumë më tepër se Kosova, duke iu referuar ekonomisë. “Miliarda euro janë në lojë, BE-ja na ndihmon në masë të madhe, por më së shumti bazohet në stabilitetin financiar të vendit tone”, përfundoi Vuçiç. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/16/vucic-e-prishi-kontraten-arma-e-fuqishme-turke-mberrin-ne-kosove/
https://a2news.com/2023/07/02/vucic-krahason-kurtin-me-enver-hoxhen-endrra-e-tij-te-bashkoje-vendet-shqipfolese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos