Avioni përplaset me shtyllën e tensionit, shpëtojnë mrekullisht personat në bord

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 13:17 | Bota

Piloti dhe pasagjeri i një avioni shpëtuan mrekullisht me plagë të lehta nga një aksident ajror, ku mjeti i tyre me një motor u përplas me një shtyllë të tensionit të lartë në një lartësi mbi 30 metra dhe qëndroi aty i bllokuar për disa orë.

Avioni i vogël u përplas me shtyllën gjigante në muzg dhe la pa energji për shumë orë rajone të mëdha në Maryland.

Sipas policisë së Montgomery, piloti dhe pasagjeri i avionit u zbritën nga mjeti i bllokuar në mes të shtyllës vetëm pas mesnatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos