“Finlanda duhet të ishte anëtarësuar në NATO”

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 19:35 | Bota
“Finlanda duhet të ishte anëtarësuar në NATO”

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, deklaroi të dielën se procesi i ratifikimit për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO duhet të kishte përfunduar deri tani.

“Procesi po zgjat më shumë nga sa do të donim. Ne duhet të ishim pranuar deri tani dhe procesi i ratifikimit duhet të kishte përfunduar”, tha Marin në një intervistë me radion publike finlandeze.=

Zgjerimi tashmë është ratifikuar nga 28 vende, nga 30 anëtare të aleancës, por që kjo të jetë efektive duhet ta bëjë edhe Hungaria, parlamenti i së cilës do ta votojë këtë çështje në fillim të vitit të ardhshëm, dhe Turqia, e cila kërkon dy kandidatët dhe veçanërisht Suedinë, që të rrisë bashkëpunimin në luftën kundër disidentëve politikë.

Marin theksoi se pavarësisht vonesave, siguria e finlandezëve nuk është në rrezik dhe theksoi rëndësinë që Finlanda dhe Suedia t'i bashkohen aleancës në të njëjtën kohë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/25/hungaria-do-te-ratifikoje-anetaresimin-ne-nato-per-finlanden-dhe-suedine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos