Viktima dhe të zhdukur në Ischia, pasojat e përmbytjeve dhe rrëshqitjet e dheut në ishullin italian

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 13:06 | Bota

Moti i keq shkakton tragjedi në Itali. Një numër njerëzish dyshohet se kane humbur jetën pasi një rrëshqitje e dheut e shkaktuar nga shirat e dendur rrëmbeu shtëpitë në ishullin Ischia, afër Napolit. Përroi i baltës dhe mbeturinave rrëzoi pemë, përfshiu ndërtesat dhe dërgoi makinat në det, ndërsa arriti në bregdet herët të shtunën.

Trupi i një gruaje u raportua se u gjet nën baltë dhe të paktën 11 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Dhjetëra shtëpi janë dëmtuar, me motin e keq që pengon ekipet e shpëtimit të bëjnë punën e tyre. “Ishte e tmerrshme”, thonë banorët.

Ndërsa ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, konfirmoi për mediat se situata është shumë e ndërlikuar dhe se personat e zhdukur dyshohet se janë bllokuar nën baltë.

Vetëm në gjashtë orë ka rënë 155 milimetra shi, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar që moti i keq do të vijojë deri të hënën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos