BE kritikon Kurtin për targat, Massrali: Vendimi, jo në përputhje me ujditë e dialogut

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 15:32 | Kosova
BE kritikon Kurtin për targat, Massrali: Vendimi, jo në përputhje

Bashkimi Europian ka kritikuar vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për targat. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Nabila Massrali, tha se vendimi nuk është në përputhje me marrëveshjet e dialogut që janë të detyrueshme për të dyja palët dhe më konkretisht me marrëveshjen e 2016-s. Ajo i bëri thirrje palëve që të ruajnë paqen dhe të mos lejojnë nxitjen e tensioneve të panevojshme në terren.

“Ju e keni parë deklaratën tonë ku theksojmë se jemi në dijeni të vendimit të fundit të qeverisë kosovare në lidhje me targat. E theksojmë qartë se Kosova ka të drejtë që gradualisht të ndryshojë targat KM, por ky proces duhet të zhvillohet në mënyrë të dakorduar, gjithëpërfshirëse dhe përmes dialogut. Megjithëse, vendimi është një hap në drejtimin e duhur, ai nuk është në përputhje me marrëveshjet në kuadër të dialogut që janë të detyrueshme për të dyja palët dhe më konkretisht nuk është në përputhje me marrëveshjen e 2016-s. Bashkimi Europian do të vazhdojë të punojë me partnerët e saj që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme. Po ashtu, i bëjmë thirrje palëve që të ruajnë paqen dhe të mos lejojnë nxitjen e tensioneve të panevojshme në terren.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos