Bezzecchi fiton çmimin e madh të Argjentinës në MotoGP

Nga A2 CNN
3 Prill 2023, 07:36 | Sporte të tjera
Bezzecchi fiton çmimin e madh të Argjentinës në MotoGP

Marko Bezzecchi fitoi garën e Çmimit të Madh të Argjentinës në MotoGP. Talenti 24-vjeçar u ngjit në podium me fanelën e idhulli i tij, Valentino Rossi, duke qenë se këtë sukses e regjistroi në shtëpinë e tij.

Kjo ishte fitorja e parë në MotoGP për pilotin italian, por edhe vetë motorin Mooney VR46 Ducati, skuadrës së Valentino Rossit. Sa i përket garës, një fitore më e lehtë nga çfarë pritej për Marko Bezzecchi që e dominoi që nga fillimi deri në fund.

Në podium u ngjit dhe francezi Johan Zarko që u rendit në vendin e dytë me Dukatin e tij dhe pas tij u pozicionua spanjolli Aleks Markez.

Sa i përket kampionit në fuqi Françesko Banjaja, nuk ishte mbrëmja e tij më e mirë pasi u rrëzua dhe në fund e mbylli garën në vendin e 16-të duke mos marrë asnjë pikë.

Në këtë mënyrë, Bezeki regjistron një sukses të rëndësishëm që e ndihmon në dhe në renditjen e Botërorit pasi aktualisht është në krye të klasifikimit.

A2 CNN Livestream

A2 Sport