
Operatorët turistikë në qytetin e Vlorës janë të shqetësuar mbi rrezikun e një izolimi të dytë.
Sezoni i këtij viti ishte i dobët për shkak të situatës së pandemisë dhe mund të konsiderohet i shpëtuar vetëm nga turizmi patriotik. Të ardhurat nga turizmi kanë shënuar gati 40% ulje, kjo e krahasuar me një vit më parë.
Arben Breshani, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë, thekson se në rast të një mbylljeje, është e domosdoshme të ketë ndërhyrje nga shteti.
I prekur nga pandemia është edhe tregu imobiliar. Shitjet janë bllokuar, ndërsa për banesat që jepen me qira interesohen vetëm studentët, të cilët po hezitojnë pas mbylljes së universiteteve. (A2 Televizion)