Biznesi ngre alarmin: Ambasadat e huaja po na marrin punonjësit

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 20:40 | Ekonomi
Biznesi ngre alarmin: Ambasadat e huaja po na marrin punonjësit

Përfaqësuesi i biznesit Sokol Kraja ngriti alarmin e largimit të fuqisë punëtore nga vendi, çka dëmton rëndë ekonominë. Në studion e A2 Business në A2 CNN ai njoftoi se ambasadat e huaja jashtë Bashkimit Europian, po marrin në telefon kompanitë shqiptare për të marrë punonjës në vendet e tyre.

“Është e pamundur të zhvillohet kompania me paga të ulëta, sot Shqipëria është si një kompani që konkurrohet nga vendet e tjera. Konkurrencën më të madhe e ka vendet si Anglia, Gjermania Zvicra që fusin duart dhe vijnë marrin punëtorë dhe kjo është gjëja më e tmerrshme se po të ishte migrim i brendshëm kompanitë do të konkurronin. Problem është kur konkurrenca vjen nga jashtë. Dhe kanë filluar ambasadat marrin në telefon kompanitë dhe piketojnë punëtorë në shtete të huaja. Kanë ngarkuar ambasadat. Kam raste konkrete ku janë telefonuar që; keni dëshirë të vini të punoni? Janë vende jashtë BE”.

Kraja thekson se në këtë fazë të re të ekonomisë, pasuria e çdo vendi është bërë popullsia. “Ka një luftë për të marrë sa më shumë, se kjo fuqizon sa më shumë. Një nga parimet e zhvillimit të ekonomisë është shtimi i popullsisë”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024