“Nuk mund të rriten pagat për shkak të një flluske”

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 22:36 | Ekonomi
“Nuk mund të rriten pagat për shkak të një

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, i ftuar në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, iu përgjigj kështu pyetjes nëse ka hapësira që të rriten pagat aktualisht: “Disa sektorë i rrisin në mënyrë komode, ndërsa pjesa tjetër e biznesit mbijeton. Është i detyruar që të rrisë pagat për të mbajtur punëtorin, ecën me marzh fitimi minimal”.

“Biznesit po i thuhet që të “shkundet” sepse duhet kaluar kriza, por duke investuar biznesi. Nuk mund të rriten pagat për shkak të një “flluske” sepse ajo “shpohet”, çmimet do të ulen, prandaj nuk mund të thuhet se duhen rritur pagat se kemi rritje inflacioni momentalisht”, u shpreh Shkodra.

Sipas ekspertit të ekonomisë Artan Gjergji, “pagat e ulëta janë një faktor kryesor që njerëzit largohen”.

Por, deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj, theksoi se njerëzit nuk ikin duke llogaritur sa janë pagat jashtë shtetit, sa janë çmimet dhe sa mbetet në fund të muajit: “Po të themi që njerëzit ikin për shkak të rritjes së çmimeve, në vendet e tjera ka inflacion dyshifror”.

“Në periudhë krizash ka rënie konsumi, kufizim në shpenzime dhe prandaj kemi paketat ndihmëse. Nuk mund të themi që qeveria nuk ka ndihmuar. Është ruajtur stabiliteti ekonomik duke ndihmuar menjëherë shtresat që kanë pasur më tepër nevojë. Instrumentat e përdorur nga qeveria kanë qenë të duhurat, por masa e tyre mund të ishte më e madhe”, tha Resulaj.

Ndërkohë, Kastriot Sulka, ekspert për punësimin nga opozita, theksoi: “Kudo është dhënë subvencion, puna është ku e jep subvencionin. Në prill, mesatarja shkoi 9000 lekë për person, tani është 8000. Me kokëfortësi të madhe, ne e japim në degë që nuk janë të lidhura. Kur botës i doli problem me emigrimin e të rinjve, uli taksën mbi të ardhurat. Taksën e ka në dorë shteti që ta ulë. Nuk dua të përmend “gropat” e investimeve që nuk kanë qenë eficente. Aspekti ekonomik i emigracionit na ka dalë nga duart. Sigurisht që faktorë janë edhe kriminaliteti, por mbi të gjitha është ekonomia”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024