Biznesi përballë krizave. NOA dhe USAID do të financojnë industrinë e këpucëve dhe tekstileve 

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 18:51 | Ekonomi
Biznesi përballë krizave. NOA dhe USAID do të financojnë

Institucioni financiar NOA dhe USAID do të mbështesin me financim industrinë e këpucëve dhe tekstileve, nëpërmjet krijimit të një produkti financiar të përshtatur dhe të dedikuar, për herë të parë në Shqipëri.

Pas krizës së pandemisë dhe krizës së çmimeve, kjo industri u godit ekonomikisht. Objektivi i kësaj iniciative është të ofrojë në sektorin e këpucëve dhe tekstileve një total prej 3.5 milionë euro kredi. 

Përveç financimit, USAID do të ofrojë edhe asistencë teknike për të mbështetur bizneset e vogla në Shqipëri: “Ka shumë biznese të vogla shqiptare në industrinë e këpucëve dhe tekstilit dhe USAID është krenar t'i mbështesë ato. Por, ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me kreditë, por edhe partnerët tanë të biznesit të vogël do të marrin asistencë teknike të përshtatur për nevojat e tyre specifike nëpërmjet trajnimeve me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë”.

Nevoja e industrisë është edhe drejt zhvillimit teknologjik, për të qenë konkurues me vendet e Ballkanit.Nga ky projekt pritet të përfitojnë rreth 740 biznese të industrisë së këpucëve dhe tekstileve në Shqipëri. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024