Bli tani dhe paguaj pas vdekjes, mënyra e re për të porositur pica

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 10:41 | Lifestyle
Bli tani dhe paguaj pas vdekjes, mënyra e re për të porositur

Linja e picerive “Hell Pizza” në Zelandën e Re, ka lançuar një mënyrë alternative pagese për klientët e saj, ku mund të blejnë produkte dhe të paguajnë pasi të vdesin.

Në vetvete është një konsolidim i formulës së njohur më së shumti me termin anglez: “Bli tani dhe paguan më vonë”.

Sipas kësaj metode, klientët do të porosisin picën, e konsumojnë atë dhe e paguajnë pasi të kenë ikur nga kjo botë, por kjo ndodh vetëm nëse nënshkruhet një marrëveshje me angazhimin e klientit për të paguar me një testament.

Megjithatë, jo të gjithë do të jenë në gjendje të përdorin metodën "paguaj pas jetës".

Mes atyre që regjistrohen, në fakt do të përzgjidhet vetëm një numër i caktuar prej 666 personash për nënshkrimin e “testamentit”, një formë satanike e zgjedhur jorastësisht.

"Hell Pizza" nuk është e panjohur për fushatat reklamuese tronditëse që kanë kaluar kufijtë kombëtarë, duke ngjallur zhurmë dhe shpesh indinjatë.

Gjatë festës së Pashkës në vitin 2014, për të promovuar “picën e lepurit”, ata krijuan billbordin reklamues të bërë me 550 lëkura lepujsh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024