Konflikti në Ukrainë po merr çdo orë e më shumë formën e një lufte të plotë, ku ushtria e Moskës dhe rezistenca ukrainase po përballen tashmë në çdo rrugë të qyteteve kryesore.
Ndërkohë, në rrugët dhe sheshet e mbarë botës janë organizuar manifestime të shumta në mbështetje të Kievit, duke denoncuar agresionin e urdhëruar nga Vladimir Putin.
Nga Gjermania në Nju-Jork, nga Tokio në Tiranë dhe Kosovë, vijnë pamjet e mijëra personave që dëshirojnë t’i thonë “Jo” luftës. (A2 Televizion)